Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama priti sot në takim kryetarin e Haledonit në ShBA, Gino Mulliqin, transmeton KosovaPost.
Në një njoftim theksohet se ata bashkëbiseduan për rolin e diasporës, mundësitë për bashkëpunim mes komuniteteve, si dhe për zhvillimin e sheshit “Xhorxh Bush”, me fokus në punimet dhe ecurinë e projektit.
“Lidhjet shqiptaro-amerikane janë një vlerë e çmuar dhe një urë e fortë bashkëpunimi. Do të vazhdojmë të ndërtojmë partneritete që kthehen në zhvillim konkret për Kryeqytetin dhe për lidhjet tona ndërkombëtare”, ka shkruar Rama në Facebook.



Të tjera
8 këshilla që mund të ju shpëtojnë jetën në situata të vështira
Tetë gabimet e fundjavës që të prishin të gjithë javën
Këto janë çmimet e derivateve të naftës për sot