Sërish ka dështuar për të dhjetën herë, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, për herë të dytë radhazi, kanë refuzuar formimin e komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Kjo tregon vazhdimin e bllokadës institucionale dhe mungesën e konsensusit politik për të çuar përpara konstituimin e Kuvendit.
Analisti Sadri Ramabaja ka thënë se skenat e përsëritura në Kuvend janë si dështim i sistemit politik.
Ai thotë se të partitë politika ka mungesë standardesh në përzgjedhjen e kandidatëve, ndërsa përgjegjësia për bllokadën bie mbi të gjithë deputetët – veçanërisht mbi ata që pengojnë votimin. Sekretaria e Kuvendit po ashtu akuzohet për mungesë udhëzimi procedural.
Në themel të problemit është vet kushtetuta. Ajo ka definuar Kosovën si Republikë parlamentare, respektivisht shtet të qytetarëve, duke ju dhënë prerogative të tepërta minoriteteve dhe duke e shndërruar Republikën në peng të lloit të vet, de fakto në një federatë të padeklaruar!
Ne kemi nevojë urgjente për disa veprime politike madhore:
Për shpalljen e Republikës si shtet të dytë të Kombit shqiptar dhe të pakicave lojale ndaj shtetit.
Për rishikimin e Sistemit politik.
Për rishikim, amandamentim të Ligjit për zgjedhje…
II. Partitë politike kanë përgjegjësi për kandidatët që nominojnë në Listat e tyre. Ata duhet të kenë minimumin e formimit politik, si parakusht elementar. Ndërkaq dashurinë ndaj Republikës dhe Kombit do të duhej ta kishin selitur që në familje e shkollë.
III. Për gjendjen e krijuar përgjegjësia bie mbi të gjithë deputetët, para së gjithash për bllokuesit e procesit të votimit.
Sekretaria e Kuvendit në këtë rast ka përgjegjësi shtesë. Ata do të duhej që të sugjeronin kryesuesit që në fillim formën e votimit të fshehtë.
Realiteti politik këtë legjislaturë po e përballon që në start me defekte procedurale.
Çështja e votimit të kryetarit dhe nënkryetarëve të Kryesisë së Kuvendit, do të duhej të ishte krejtësisht formle dhe e vetkuptueshme, duke e trajtuar si prolog të krijimit të Qeverisë.
Defektet, respektivisht mangsitë kushtetuese të karakterit procedurial, po të kishte vullnet politik do të mund të tejkaloheshin.
IV. Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit tonë aplikon modelin austriak të formimit të kryesisë së Kuvendit”, thotë ai.
Sipas tij, zgjedhjet e jashtëzakonshme janë zgjidhje e natyrshme, por kërkojnë konsensus politik. Si alternativë, ai përmend dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila brenda 60 ditëve do të jepte interpretimin e saj.
“Historia e parlamentarizmit njeh marrëveshjet paraprake mes forcës së parë [të cilës i përket e drejta e propozimit të kryetarit, në njërën anë] dhe dy forcave pasuese [që gjithashtu gëzojnë të drejtën e propozimit të nënkryetarëve], që të dakordoheshin paraprakisht si për emrat e propozuar edhe për formën e votimit.
Në rastin tonë konkret mungon vullneti politik për marrëveshje. Rrjedhimisht rrugdalja duhet kërkuar me dërgimin e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Por, edhe për këtë hap kemi nevojë për marrëveshje politike.
Varianti rezervë i zgjidhjes së këtij ngërçi do të ishte shfrytëzimi i të drejtës nga ana e vet deputetëve, që çështja të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
Të tjera
Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë
Abdixhiki do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion
S’ta kom idenë kush janë”, Peci flet për kontratën e dyshimtë të fabrikës për mbetjet shtazore