“Fazë të re të përçarjes së partive shqiptare”.
Kështu e lexoi opinionisti Burim Ramadani letrën e Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit drejtuar Kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut – për t’i kërkuar koalicion qeverisës.
Ramadan shprehet i bindur se shumica shqiptare – duke përjashtuar Vetëvendosjen – e bën qeveri, ndërsa Kurti kthehet në opozitë.
Postimi i plotë:
E filloi me NISMA-n për të njëjtin qëllim, por nuk bëri shumicën.
Po vazhdon synimin ndaj LDK-së krejtësisht njëjtë!
Kjo nuk është logjikë shtetërore. Është logjikë përçarëse vetëm e vetëm për të mbajtur pushtet.
Politikani duhet të ketë parime e dinjitet! Kur nuk ke shumicë, thjesht pranon realitetin.
Kthehesh në opozitë dhe bëhesh gati për zgjedhjet tjera kurdo që janë!
Kaq, e thjeshtë është demokracia. Shumica qeveris!
Të tjera
Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë
Abdixhiki do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion
S’ta kom idenë kush janë”, Peci flet për kontratën e dyshimtë të fabrikës për mbetjet shtazore