Sulmuesi brazilian, Raphinha është bërë lojtari i katërt brazilian që shënon tre gola apo het-trik brenda një ndeshje për Barcelonën në Ligën e Kampionëve.
Barcelona ka mposhtur Bayern Munichun me rezultat 4-1 në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve të zhvilluar të mërkurën mbrëma.
Ekipi i trajnerit Hansi Flick dhuroi një paraqitje mahnitëse dhe fitoi falë tri golave të Raphinha dhe një tjetër të Robert Lewandowskit.
Megjithatë, vëmendja është tek ylli brazilian, Raphinha, i cili ka arritur një rekord në vete me tri golat e shënuar, duke u bërë vetëm lojtari i katërt brazilian i Barçës që shënon het-trik në Ligën e Kampionëve.
Tre lojtarët e tjerë që e bënë këtë ishin Neymar kundër Celtic më 2013), Ronaldinho kundër Udinese në vitin 2005 dhe Rivaldo kundër Milanit në vitin 2000.
Raphinha u bë gjithashtu lojtari i katërt që shënon një het-trik kundër Bayern Munichun, në historinë e të gjitha kohërave të Ligës së Kampionëve.
Ndryshe, 27-vjeçari ka bërë mbrëmë (e mërkurë) paraqitjen e tij të 100-të për katalunasit.
Të tjera
“Pragu për partitë e tjera, 5 %, për VV – 50 %” – Albin Kurti i bindur se do ta fitojë edhe mandatin e tretë për Kryeministër
Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, Kurti publikon pamjet që tregojnë reagimin institucional brenda 48 orëve të para
Mediat ruse me detaje, thonë se Assad ndodhet në Moskë