Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar sot një konferencë për media.
Ajo është paraparë të nis nga ora 14:00 në zyrat e organizatës në Prishtinë.
Konferenca vjen pas zhvillimeve të fundit në Hagë ku raportohet për keqtrajtim ndaj katërshes së UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, nga një ish-gardian në Scheveningen tashmë prokuror i specializuar.
Ai nga një roje burgu, u bë hetues, më tej u gradua në zëvendësshef, e krejt vonë si Shef i Qendrës së Paraburgimit.
Të tjera
Shpërthim në afërsi të një lokali në Mitrovicë, raportohet për dëme materiale
ATK shënon rritje të qëndrueshme të të hyrave në periudhën janar–gusht 2025
Podujeva hap dy çerdhe dhe nis ndërtimin e Kuzhinës Qendrore