Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka qenë protagonist në fitoren e Besiktasit ndaj Adana Demirspor në kuadër të xhiros së 35-të në Superligën e Turqisë.
Besiktasi fitoi me rezultat 4-1, kurse Rashica shënoi golin e dytë në këtë takim, shkruan Arbresh.info.
Ai realizoi pas një asistimi nga Hekimoglu.

Ky ishte goli i tretë i Milot Rashicës këtë sezon krahas pesë asistimeve.
Besiktas pas kësaj fitore ka 58 pikë dhe ndodhet në pozitën e tretë në tabelë.



Të tjera
Si të merrni veten pas festave, me këta tre përbërës humbni deri 10 kg
Si të rrisni vetëbesimin me disa truke estetike
Përfitimet e pushimeve në këtë muaj