Zgjedhjet e fundit lokale i bojkotuan, andaj në 4 komunat veriore u zgjodhën kryetar shqiptar.
Por, qytetarët serb ka mundësi të mos marrin pjesë përsëri në zgjedhje të organizuara nga shteti i Kosovës, tani në ato parlamentare të 9 shkurtit.
Kështu të pakën deklaron ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, që thotë se janë informacione jozyrtare.
Ministri në Qeverinë Kurti pretendon se këtë bojkot po e organizon Lista Serbe.
Ai thotë se kërkesa e Vuçiqit, për zgjedhje të menjëhershme është e pamundur edhe në aspektin ligjor.
Andaj kur të vijë koha e zgjedhjeve, pikërisht kjo kërkesë do të bëhet pretekst për mospjesëmarrje.
“Konsideroj që atë kërkesë do të, të them kështu do të dramatizohet në formë ku një moment, po pres që disa grupacione, në veçanti nga Lista Serbe, që të shpallin ndonjë formë të mos pjesëmarrje në procesin zgjedhor, bile a do të ndodh ajo për një pjesë të Kosovës apo në tërë territorin, është diçka që do të shohim në të ardhmen”, ka deklaruar Rashiq.
Pas kësaj ministri refuzoi të jap informacione shtesë pasi tha që nuk dëshiron të kuptohet e gjitha çka dinë për këtë plan.
“Ka një, ju kërkoj falje por është herët, nëse bash iu tregojmë që e dimë krejt çka planifikojnë,nuk është mirë për ne, për ata është mirë se atëherë e kuptojnë që janë BUSTED, që thuhet ajo por këtë moment e di për siguri që do të jenë destruktiv”, ka deklaruar ai.
Megjithatë, analisti politik Albinot Maloku nuk e sheh të mundshëm bojkotimin e zgjedhjeve qoftë lokale qoftë qendrore nga serbët dhe Lista Serbe.
“Unë nuk po e shoh të mundshëm mos pjesëmarrjën në procesin zgjedhor, kjo pasi që nëse veç ndodh bojkoti nga subjektet politike serbe, atëherë të dëmtuar do të jenë ata për arsyeje se nuk do të këtë më në një formë interes as faktori ndërkombëtar që të arsyetoj bojktimin nga serbet dhe subjektet politike serbe”, ka theksuar Maloku.
Kaq i sigurt për mos bojkotim politologu Fidan Ukaj është vetëm për zgjedhjet qendrore, ndërkaq tek ato lokale thotë se edhe mund të ndodhë.
“Për zgjedhje nacionale mendoj që mundësia për mos pjesëmarrje të serbëve është minimale, për arsyeje se mos prezenca e tyre në Kuvendin e Kosovës, i jep mundësi me u përfaqësu komunitetet tjera, po ashtu Serbia nuk e lejon një mundësi të tillë, me rrëshqitë prej dore me i pasë përfaqësuesit serb në kuvend”, ka deklaruar Ukaj.
Lista Serbe është pjesë e Kuvendit të Kosovës por vazhdon të mos marr pjesë duke bojkotuar punimet dhe paraqitet në seanca vetëm çdo 6 muaj sa për të mos e humbur mandatin e deputetit, siç edhe e përcakton ligji.
Të tjera
Maqedonci: Dorëzohem vetëm i vdekur!
Ministri Maqedonci: 45 serbë shërbejnë në Ushtrinë e Kosovës
Musliu-VV-së: Ju shkoj jeta duke u mshef qyqeve, her ner qebe e her ner kapuqa