Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot është mbajtur seanca gjyqësore në rastin e rigjykimit të 53 milionëshit, ku u dëgjua dëshmia e ish-ministri të Infrastrukturës, Lutfi Zharku. Ai gjatë dëshmisë së tij në këtë rast tha se gjatë mandatit të tij si ministër i këtij dikasteri asnjëherë nuk ka pas neglizhencë në raport me obligimet karshi operatorit ekonomik “Betchel Enka sa i përket çështjes së pagesave.
Në këtë rast gjyqësor janë të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë Pal Lekaj, ish-ministër i Infrastrukturës, Eset Berisha, ish-këshilltari i Lekaj, Nebi Shatri, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) dhe Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në këtë ministri.
Ndërsa, edhe sot në bankën e të akuzuarve u rikthyen katër të akuzuarit.
Fillimisht për Zharkun pyetje parashtroi kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra e cila u interesua të di për rolin e kompanisë mbikëqyrëse që në këtë rast ka qenë “Hill Internacional”, me ç’rast dëshmitari tha se ka qenë menaxher i projektit si dhe këshilltar financiar, operativ dhe ligjor.
Zharku:Një menaxheri nuk ishte dashur, në aspektin e një drejtuesi të ministrisë.
“Në aspektin e një menaxheri nuk ishte dashur, në aspektin e një drejtuesi të ministrisë. As komiteti ministror, as ministri e askush nuk ka të drejtë ta tejkaloj kompaninë mbikëqyrëse“, tha ai.
Ndërsa, kur është pyetur se a ka pas neglizhencë gjatë mandatit të tij si ish-ministër i Infrastrukturës për realizim të pagesave karshi operatorit ekonomik “Betchel Enka”, Zharku tha se nuk ka pas kurrë neglizhenca.
Zharku: Kurrë asnjëherë nuk ka pas neglizhenca dhe Betchel ka punuar aq sa ka pas buxhet të ndarë
Gjatë dëshmisë së tij ish-ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zhakru tha se edhe gjatë mandatit të tij kanë pas një kërkesë nga operatori ekonomik “Betchel Enka” për mjete shtesë për rreth 25-26 milionë euro, por siç shtoi ai se kjo kosto është vlerësuar nga kompania mbikëqyrëse.
Ndërsa, kur u pyet nga kryetarja e trupit gjykues nëse komiteti ndërministror a ka mund ta tejkaloj opinionet e “Hill Internacional”, Zharku tha se nuk ka të drejtë ligjore për tejkalim të opinioneve të kompanisë mbikëqyrëse.
Zharku: Nuk ka të drejtë ligjore për tejkalim të opinioneve të kompanisë mbikëqyrëse
“Ligjërisht vetëm ai (Hill Internacional) është përgjegjës vetëm ai mundet me përcaktuar ne kemi pas kërkesën e Betchel Enka-s që iu thash për 25-26 milionë dhe të njëjtën e kemi drejtuar tek kompania mbikëqyrëse ‘Hill Internacional’ pasi ata janë i vetmi autoritet ligjor që mund ta vlerësojnë koston nga ky operator për projektin konkret///20’43”Nimani-Hajra: A ka mund komiteti ndërministror me tejkalua opinionet e kompanisë menaxhuese…Zharku:Nuk ka të drejtë ligjore”, tha ai.
Pas pyetjeve të trupit gjykues, me pyetje për dëshmitarin, Lufti Zharku vazhdoi prokurori i rastit, Atdhe Dema i cili pyeti nëse është dashur të ish-ministri, Pal Lekaj dhe të tjerët të marrin udhëzime nga kompania mbikëqyrëse.
Dema: A ka qenë obligative këshillimi me Hill Internacional
“Hill Internacional thatë ka pas detyra financiare, të mbarëvajtjes, edhe ligjor dhe operativ sigurisht keni kërkuar këshilla dhe udhëzime në rastin konkret a ka qenë i obligueshëm dhe udhëzues për juve se si të veproni”, tha ai.
Kurse, kur i pyetur nga mbrojtja e Pal Lekaj, Artan Çerkini se a mund të thuhet se ndarjet buxhetore nga shteti i Kosovës nuk janë bërë në përputhje me obligimet kontraktual, dëshmitari, Lutfi Zharku tha se ndarjet buxhetore kanë qenë në përputhje me kornizën afatmesme dhe se çdo vit është përcaktuar shuma e re buxhetore për operatorin ekonomik në fjalë.
Zharku:Ndarjet buxhetore për 2014/2015 dhe 2016 që është korniza afatmesme
“Kontrata është nënshkruar në vlerë prej 600 milionë, ndërsa ndarjet buxhetore për 2014/2015 dhe 2016 që është korniza afatmesme nëse nuk gaboj kanë qenë 285 milionë….Çerkini: Pra, a mund të themi se ndarjet buxhetore nga shteti i Kosovës nuk janë bërë në përputhje me obligimet kontraktuale….Zharku: Tash në përputhje me kornizën afatmesme buxhetore dhe avancimin e projektit çdo vit është përcaktuar shuma e re në buxhet për ‘Betchel Enka’”, tha ai.
Avokati i Lekaj insistoi të di nëse shtyrja e afatit të punimeve ka ndodhur për shkak të ndarjeve të pamjaftueshme të buxhetit dhe këtë gjë e pohoi edhe vetë dëshmitari.
Zharku: Po ndarjet e pamjaftueshme buxhetore kanë shkaktuar për t’u shtyrë afati i përfundimit të punimeve
“Po ndarjet e pamjaftueshme buxhetore kanë shkaktuar për tu shtyrë afati i përfundimit të punimeve” ,tha ai.
Gjykata Themelore në Prishtinë më 31 janar 2024 i shpalli fajtorë dhe i dënoi me 10 vjet e 3 muaj burgim (së bashku): Pal Lekajn, Eset Berishën, Nebih Shatrin dhe Besim Tahirin për rastin e njohur si “53-milionëshi”.
Por, Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt, Eset Berishës, Nebih Shatrit dhe Besim Tahirit.



Të tjera
Komisionerja e FSK-së dhe homologu gjerman flasin për bashkëpunim
“Big Brother VIP Kosova 4: Olta Gixhari dhe Leonora Jakupi do të japin opinionin e tyre”
“Getoari bëhet banori i tretë i Big Brother VIP Kosova 4”