Prokuroria Speciale është duke zhvilluar hetime intensive në bashkëpunim me hetuesit e Sektorit të Hetimeve Financiare, në rastin e koduar me emrin “Mati”, ku gjatë muajit shtator të vitit të kaluar ishin arrestuar tre persona.
PSRK ka njoftuar opinionin publik se në kuadër të këtyre hetimeve, deri tash pasuria e sekuestruar kap vlerën rreth 2,286,054.00 euro.
Sipas njoftimit, kjo pasuri është identifikuar gjatë hetimeve në bashkëveprim dhe mbikëqyrje të ngushtë me prokurorin e lëndës nga Prokuroria Speciale, në emrin e të dyshuarit Sh.C., e cila me urdhër ndalues përfundimtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special është sekuestruar, si në vijim:
-20 njësi banesore në sipërfaqe të tërësishme 1788.41 m², me vlerë të përafërt të tregut në lartësi 1,788,410.00 euro;
-Gjashtë depo me sipërfaqe të tërësishme 28.87 m², me vlerë të përafërt të tregut 17,388.00 euro.
Rasti është nën hetime në drejtim të veprës penale “Shpëlarja e Parasë”, dhe për veprimet tjera publiku do të njoftohet në kohë.



Të tjera
Aksidént mes tri veturave, shtatë të lëndúar në fshatin Rogovë
Java nis me vapë deri në 38°C, nga mesi pritet freskim i motit me reshje dhe stuhi lokale
Mercedes fiton çmimin e madh të Austrisë, dështon Ferrari