Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shkruar për reagimet e shumta që ndodhën sot në rastin e koalicionit të paautorizuar të Xhafer Tahirit me VV-në në Vushtrri.
LDK-ja ka lëshuar komunikatë, ku ka thënë se nuk ka pasur aprovim për një koalicion të tillë. Reagimet gjatë ditës ishin të mëdha.
Por, Abdixhiku ka shkruar në Facebook se janë të vetëdijshëm për kundërshtarët që kanë, duke thënë se aktivizohen edhe për ngjarjet më periferike.
Ai ka thënë se “për punët e shtëpisë, do të ketë rend”, duke nënkuptuar koalicionin e Tahirit me LVV-në.
“Në jetë duhet pasur vullnet dhe durim.’ Jemi të vetëdijshëm që kemi kundërshtarë. Që fërkojnë duart e aktivizohen me helm edhe për ngjarjet më periferike tonat. Për suksese natyrisht se nuk kanë asnjë fjalë. Por LDK nuk bjen në detin e madh të parëndësisë së tyre; prandaj kërkojmë mirëkuptim nga mbështetësit tanë se pse nuk reagojmë për çdo helm që kanë”.
“Për punët brenda shtëpisë sonë, do të ketë rend. Me kohë gjithçka. Kemi punë shumë më të mençura tani. Jemi në garë; aty na duhet secili angazhim i njerëzve të mrekullueshëm tanë. Kemi nisur diçka të madhe. Po e shohim që ju kemi pas. Le të fitojmë tash! Për helmin e madh ndaj Lidhjes, ndërsa, kundërshtarëve do t’iu bjerë të presin gjatë. Lidhja është e fortë. Po rritet. Veç me besim e bindje; me anëtarësinë e popullin pas; dhe mbi të gjitha pa interesa e pa kalkulime. Kjo është pasuria më e madhe e jona”, ka shkruar Abdixhiku.
Të tjera
Gjërat që çiftet e lumtura bëjnë çdo ditë
Policia serbe bastis shtëpinë e zyrtarit të AAK-së në Tërnoc
Pesë maska për fytyrën që mund t’i përgatisni fare thjeshtë