Në spektaklin e së martës në Big Brother VIP Albania 4, banorët u vendosën përballë një loje interesante, ku u shfaqën disa tituj lajmesh të publikuara jashtë shtëpisë.
Ata duhej të gjenin se cilat lajme ishin të vërteta dhe cilat jo, në mënyrë që të fitonin sa më shumë buxhet për javën në vijim.
Megjithatë, jashtë kësaj loje mbetën Egli dhe Jozi, pasi të dy kishin dalë më herët nga shtëpia dhe ishin rikthyer.
Por ndryshe nga ç’priste shumica, ky ishte një lajm i vërtetë, i raportuar jashtë shtëpisë, ndonëse Jozi e ka mohuar kategorikisht këtë pohim.
Teksa shikonte reagimet e të tjerëve, Jozi u duk i sikletosur dhe u mundua ta kalonte situatën me të qeshura.
Ky moment krijoi një atmosferë të çuditshme në shtëpi, ndërsa banorët vazhduan të komentojnë mbi lajmet që ishin shpërndarë për ta jashtë shtëpisë, duke u surprizuar nga disa prej tyre.


Të tjera
Pastroni fytyrën çdo ditë me uthull molle: Rezultate fenomenale
Sauna i bën mirë zemrës
Xhenxhefili ndihmon në tretjen e ushqimit