Ish-deputeti i Vetëvendosjes, tashmë i pavarur, Haki Abazi, ka reaguar pasi ministria e Faton Pecit i dha 100 mijë euro vëllait të deputetes së pushtetit, Fitore Pacolli.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Abazi ka thënë se Kurti dhe njerëzit e tij po përsërisin ata që ishin në pushtet më parë.
Postimi i plotë:
Peci i jep 100 mijë euro vëllaut të Fitore Pacollit për kompaninë që është hapur një javë para se me i marrë paratë publike. Kurti dhe njerëzit rreth tij po përsërisin ata që ishin në pushtet më parë duke vazhduar tranzicionin e korruptuar dhe nepotik. Dështim total me njerëzit të sojit të ndyrë!
Të tjera
Kr*imet e ekstremistëve të krahut të djathtë në Austri rriten me mbi 40 për qind në 2025
Petar Petkoviqi refuzon të diskutojë në Bruksel për Luginën, reagon Shaip Kamberi
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon su*lmin iz*raelit ndaj Katarit