Pasi Kryeparlamentari Dimal Basha ka kërkuar falje sot për artikullin anti UÇK ku figuron si bashkëautor – me arsyetimin se i është kërkuar vetëm një pjesë për një temë tjetër e jo për UÇK’në, Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë një reagim ku thonë se kërkim falja s’mjafton.
“Qëndrimi ynë mbetet i qartë: Dimal Basha duhet të shkarkohet menjëherë nga posti i Kryetarit të Kuvendit”, thuhet në reagim.
“Jemi në pritje të iniciativës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilëve tashmë u kemi drejtuar një kërkesë zyrtare për këtë çështje”, shtojnë ata.
Reagim i kategorive të dala nga lufta e UÇK-së:
Kërkimfalja e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, nuk mjafton.
Qëndrimet e shprehura në punimin e tij shkencor të vitit 2012, ku është cenuar lufta jonë çlirimtare dhe UÇK-ja, bien ndesh me betimin kushtetues që ai ka dhënë si deputet dhe Kryetar i Kuvendit, si dhe me respektin ndaj themeleve të shtetit tonë, të ngritura mbi sakrificën e Dëshmorëve dhe Luftëtarëve të lirisë.
Për këtë arsye, qëndrimi ynë mbetet i qartë: Dimal Basha duhet të shkarkohet menjëherë nga posti i Kryetarit të Kuvendit.
Jemi në pritje të iniciativës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilëve tashmë u kemi drejtuar një kërkesë zyrtare për këtë çështje.



Të tjera
Parandalohet kontrabanda me 656 cigare elektronike në Kamenicë
Spanja i’a sheh sherrin fitores ndaj Uruguait, lëndohen dy futbollistë
Mënyra të thjeshta për ta trajtuar kolesterolin e keq