Gara financiare në elitën e futbollit spanjoll vazhdon të tregojë dallime të mëdha mes klubeve, teksa La Liga ka publikuar në javën e parë të marsit limitet e përditësuara të kostos së skuadrës (LCPD), të njohura si kufijtë e pagave, pas mbylljes së afatit kalimtar të dimrit.
Këto limite përcaktojnë shumën maksimale që çdo klub mund të shpenzojë për skuadrën e tij, përfshirë pagat e lojtarëve dhe stafin teknik.
Në krye vazhdon të qëndrojë Real Madrid me një limit prej 761 milionë eurosh, duke ruajtur një epërsi të konsiderueshme ndaj rivalëve.
Barcelona ka shënuar progres të dukshëm financiar, duke rritur kapacitetin e saj të shpenzimeve me mbi 81 milionë euro krahasuar me periudhën e mëparshme. Klubi katalanas tani ka një limit prej 432 milionë eurosh, duke reflektuar përmirësimin pas viteve të vështira dhe masave të ndërmarra për stabilizimin financiar. Diferenca mes dy gjigantëve spanjollë aktualisht është 329 milionë euro.
Në vendin e tretë renditet Atlético Madrid me një limit shpenzimesh prej 339 milionë eurosh.



Të tjera
G@za, plastika e mbledhur nga mbeturinat po shndërrohet në tuba për të përmbushur nevojat për ujë
Martesat moderne po dështojnë shkaku i pritjeve të larta
Akt@kuzë në mungesë ndaj 21 personave për kríme lúfte, caktohet seanca