Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHK njofton se vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh, ndërsa në zonat e kufizuara ekziston rrezik për breshër.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.
Ndërkaq, edhe të premten do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen, duke krijuar mundësi për riga shiu me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.
Të tjera
Në Drenas, sot rivarrosen viktima e luftës – ishin pjesë e Listës për Persona të Zhdukur
Vuçeviq: Druaj se Kosova, para Procesit të Berlinit, do t’i sulmojë institucionet tona të përkohshme
Ish-koloneli i FSK-së: Propozimet e presidentes për ushtrinë janë briliante