Zv.ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Liza Gashi, është deklaruar lidhur me reagimet e ambasadave të huaja për moscertifikimin e listës së kandidatëve për deputetë të Listës Serbe. Ajo tha se institucionet e Kosovës i respektojnë qëndrimet e ambasadave, por se çdo shtet i merr vet vendimet e veta.
Gashi theksoi se Lëvizja Vetëvendosje ka një qëndrim të pandryshuar ndaj Listës Serbe, duke argumentuar se lista e propozuar “nuk i kontribuon pluralizmit politik në vend”.
“Unë s’mund të jap cilësime ndaj ambasadave respektive. Ne i respektojmë qëndrimet dhe vendimet e tyre. Secili shtet merr vendimet e veta. Ne si VV kemi një qëndrim sepse kemi një listë argumentesh pse kjo listë s’është në interes të komunitetit serb në Kosovë”, deklaroi Gashi në T7.



Të tjera
Vuçiq: Radoiçiqi nuk është kri*minel, Vesellinoviqin nuk duhet ta ruajnë pjesëtarët e Xhandarmërisë
Eurodeputetja italiane: Rama iu gjunjëzua Melonit, por ne BE nuk futesh duke u bërë shërbëtor por …
Përfitimet shëndetësore nga bizelet