Milani po përgatitet për largime të mëdha, teksa sipas raportimit të Noimilan.it, plot tetë futbollistë të skuadrës aktuale nuk konsiderohen të paprekshëm dhe mund të largohen gjatë verës.
Në krye të listës janë emra të rëndësishëm si Mike Maignan, Strahinja Pavlovic, Ardon Jashari, Ruben Loftus-Cheek, Adrien Rabiot, Luka Modric, Fikayo Tomori dhe Rafael Leao. Drejtuesit kuqezi janë të gatshëm të dëgjojnë oferta për secilin prej tyre nëse ato konsiderohen të kënaqshme financiarisht.
Rasti më i bujshëm mbetet ai i Leaos, i cili vazhdon të lidhet me klube të mëdha evropiane, ndërsa edhe Maignan e Tomori kanë admirues të shumtë jashtë Italisë. Në dyshim është edhe e ardhmja e mesfushorëve Loftus-Cheek, Rabiot dhe Jashari, teksa Milani synon të riformatojë repartin e mesfushës.
Në listën e lojtarëve që mund të sakrifikohen figurojnë edhe Pavlovic dhe veterani Luka Modric. Edhe pse kroati sapo iu bashkua projektit kuqezi, drejtuesit nuk e konsiderojnë askënd të pashitshëm në rast se vjen oferta e duhur.
Sipas Noimilan.it, vera e vitit 2026 mund të sjellë një transformim të thellë te Milani, me klubin që synon të sigurojë të ardhura të rëndësishme nga shitjet dhe njëkohësisht të ndërtojë një skuadër më konkurruese për sezonin e ardhshëm.



Të tjera
“The Best of Fisnik Asllani”, Bundesliga me përmbledhje të sezonit të tij fantastik
6 sinjale se shefi është i dashuruar me ju
Haxhiu: Partneriteti me Italinë vazhdon në rrugën e përbashkët evropiane