“Rezoluta për Iranin ndez reagime – Mekuli: Pse heshtet për Serbinë?”

Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar ashpër pas miratimit nga Kuvendi i Edi Ramës të rezolutës që shpall Iranin “Shtet Sponsor i Terrorizmit”.

Mekuli thekson se po ky Kuvend nuk ka dënuar kurrë agresionet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës, përfshirë gjenocidin dhe sulmin në Banjska. “Teherani terrorist, larg; Serbia terroriste, afër – jo. Zhgënjim! Trishtim! Ofendim!”, shkruan ai.

Postimi i Mekulit:

Teherani po, Beogradi jo!

Në anën tjetër, po ky Kuvend, ka 16 vite që nuk e miraton një rezolutë që do ta ndëshkonte gjenocidin serb dhe vrasjen e shqiptarëve të Kosovës nga Serbia. As sulmin terrorist në Banjska, ku u vra një polic i Republikës së Kosovës; sulm i sponzoruar dhe financuar nga Serbia, ky Kuvend nuk e dënoj e as nuk e qortoj.

Teherani terrorist, atje larg, qenka problem, Serbia terroriste, këtu afër, jo.

Zhgënjim! Trishtim! Ofendim! Vetshkatërrim! Dekadencë!