“Los Blancos” do të mundohen ta nisin me këmbë të mbarë me trajnerin e ri, Xabi Alonso, ndërsa do t’i bëjnë konak Marseillet.
Ndërkaq, derbi i natës do të jetë ai mes Juventusit dhe Borussia Dortmundit.
Ekipi i ri i Edon Zhegrovës i hyn i motivuar kësaj loje pas fitores së madhe ndaj Interit në fundjavë.
“Zonja e Vjetër” do të synojë t’i mbajë pikët në shtëpi.
Nga ana tjetër, Verdhezinjtë janë gjithmonë të papërshtatshëm dhe do të shkojnë në Torino për të nxjerrë pikë.
Duel tjetër interesant mund të jetë edhe ai mes Athletic Bilbaos dhe Arsenalit.
“Gunners” sivjet do të jenë edhe më të fuqishëm dhe krahas suksesit në Angli, do ta kërkojnë atë edhe në Evropë.
Andaj, ekipi i Mikel Artetas është i vendosur të kthehet në shtëpi me tri pikë, ndonëse baskët në shtëpi dinë të jenë të rrezikshëm.
Sonte do të luhen gjashtë ndeshje: dy prej tyre do të nisin prej orës 18:45 e katër të tjera prej orës 21:00.



Të tjera
Abdixhiku: Do t’i bashkoj të gjithë në LDK, edhe ata që u larguan, edhe ata që heshtën
Ibishi: Pas “Brigadës së Veriut” që kërcënoi Kurtin qëndrojnë inteligjencat serbe dhe ruse
5 probleme shëndetësore që ju pengojnë të bini nga pesha