Inspektorët komunalë të Mitrovicës së Veriut kanë ndërmarrë sot një aksion për të rikthyer në pronësi të komunës një ndërtesë që deri më tani ishte shfrytëzuar nga strukturat paralele, përkatësisht nga e ashtuquajtura Zyrë për Sport, Rini dhe Shërbime të Specializuara.
Ky aksion është zhvilluar me mbështetjen e Policisë së Kosovës. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për RTKlive se zyrtarët policorë kanë asistuar inspektorët komunalë gjatë realizimit të këtij aksioni.



Të tjera
Trump, për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Rushiti: Kërkesa më erdhi edhe nga partnerë ndërkombëtarë
Pesë ushqime që zvogëlojnë shenjat e plakjes dhe mbrojnë nga stresi