Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar pas vendimit të Gjykatës Supreme, nga e mërkura hyn në fuqi rregullorja për rregullimin e parkingjeve në kryeqytet, duke i hapur rrugë rikthimit të funksionalitetit të plotë të shërbimit “Prishtina Parking”.
Rama ka njoftuar se parkimi në hapësirat publike të menaxhuara nga “Prishtina Parking” do të bëhet me pagesë, sipas tarifave zyrtare të përcaktuara në rregullore.
“Njoftojmë qytetarët se shfrytëzimi i parkingjeve publike të menaxhuara nga ‘Prishtina Parking’ bëhet me pagesë, sipas tarifave zyrtare”, ka shkruar Rama.
Kryetari i Prishtinës ka theksuar se ky vendim synon të rrisë rendin dhe efikasitetin në përdorimin e hapësirave publike në kryeqytet.
“Çdo parkim pa pagesë sanksionohet me gjoba dhe masa ndëshkuese, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Prishtina, qytet ku hapësira publike u shërben të gjithëve në mënyrë të barabartë”, ka shkruar Rama.
Të tjera
Ja ai që duhet të luante më gjatë me Sitin
Policia serbe arreston një 77- vjeçar nga Kosova, MUP-i sajon se dyshohet për krime lufte
S’e kam lexuar artikullin e Bashës, ma ka thënë respektin për UÇK