Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e hënë, 26 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar mbi 70% apo 1,804 nga 2,557 vendvotime.
Kësisoj, në 25 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit.
Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org , në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.



Të tjera
Avancimi i Aktit për Luginën e Preshevës është mesazh i qartë kundër diskriminimit
Rutte: NATO-ja pret nga Beogradi përcaktimin e përgjegjësinë për sulmin në Banjskë
Osmani për projektligjin për Luginën e Preshevës: Diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve më nuk është i padukshëm