Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar ashpër ndaj raportimeve se Kosova po importon energji elektrike nga Serbia, duke i quajtur këto lajme të pavërteta dhe të bazuara në keqinterpretim të të dhënave.
“STOP DEZINFORMIMIT! Ajo që po quhet ‘import’ i energjisë nga Serbia, duke u mbështetur në rrjedhat fizike të energjisë, ose është dezinformatë e qëllimshme, ose thjesht mungesë dijeje – por në asnjë mënyrë nuk është e vërtetë”, deklaroi Rizvanolli.
Ajo kujtoi se që nga viti 2020, kur Kosova u bë operatore e pavarur energjetike, Serbia ka bllokuar tregtimin përmes linjave ndërkufitare Kosovë-Serbi.
Sipas saj, kjo është një nga arsyet kryesore që shpesh shkakton ngarkesa të tepërta në linjat me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.



Të tjera
Ushqimet e shëndetshme që ndihmojnë trurin
Kjo është festa e shpirtit të kombit që mbijetoi falë gjuhës shqipe
Grenell e quan “lajm të mirë” krizën në Kosovë – kritika për qëndrimin e tij