Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar ashpër ndaj raportimeve se Kosova po importon energji elektrike nga Serbia, duke i quajtur këto lajme të pavërteta dhe të bazuara në keqinterpretim të të dhënave.
“STOP DEZINFORMIMIT! Ajo që po quhet ‘import’ i energjisë nga Serbia, duke u mbështetur në rrjedhat fizike të energjisë, ose është dezinformatë e qëllimshme, ose thjesht mungesë dijeje – por në asnjë mënyrë nuk është e vërtetë”, deklaroi Rizvanolli.
Ajo kujtoi se që nga viti 2020, kur Kosova u bë operatore e pavarur energjetike, Serbia ka bllokuar tregtimin përmes linjave ndërkufitare Kosovë-Serbi.
Sipas saj, kjo është një nga arsyet kryesore që shpesh shkakton ngarkesa të tepërta në linjat me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.



Të tjera
Të gjithë e kemi personin që na ka lënduar aq shumë, saqë na ka ndryshuar përgjithmonë
Një grua dhe një fëmijë vr*iten në sulmin izr@elit ndaj kampit të palestinezëve të zhvendosur në G@za
Ushqimet që rrisin masën e muskujve