Ronela, Kresha dhe Lyrical Son bashkohen në një version të ri të hitit ‘Përshesh’

Ronela Hajati ka surprizuar ndjekësit me një njoftim për projektin e saj më të ri muzikor, në bashkëpunim me dy prej emrave më të njohur të hip-hopit shqiptar, MC Kresha dhe Lyrical Son.

Këngëtarja ka ndarë në Instagram një foto që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut: Ronela shihet brenda një ene të madhe plot me speca të kuq, ndërsa pranë saj qëndrojnë dy reperët, të veshur si “shefa kuzhine”.

Postimi është shoqëruar me mbishkrimin:

“E premte – 17:00 ‘PËRSHESH’ me 🌶️🌶️”

Pas suksesit të projekteve të saj të fundit, Ronela Hajati duket se po përgatitet për një tjetër “boom” muzikor, duke sjellë një bashkëpunim që premton shumë.

Të gjithë sytë tani janë nga e premtja, kur “Përshesh” do të publikohet zyrtarisht në platformat muzikore dhe pritet të pushtojë rrjetet sociale.

commentPër komente lëvizni më poshtë