Mbrëmë, gjatë Post Big Brother VIP Albania, u diskutua një nga momentet më të bujshme të spektaklit: incidenti mes Jozit dhe Gjestit.
Në fillim, kur Ledioni e pyeti Gjestin për ngjarjen, ai heshti dhe refuzoi kategorikisht të komentonte mbi incidentin.

Në pamjet e shfaqura, shihej qartë se Gerta ishte e para që reagonte duke kapur Jozin nga duart, më pas ndërhynte edhe Egli.
Ajo që bie në sy është Rozana, e cila ndodhej pas Jozit dhe qëndronte krejtësisht e ftohtë, pa bërë asnjë përpjekje për të ndihmuar Gjestin.
I njëjti reagim i pandjeshëm u vu re edhe tek Laerti, i cili shihej në distancë, pa shqetësim dhe duke mos ndërhyrë.
Rozana deklaroi: “Unë i kam thënë mos ia hap derën. Momentin që ka ndodhur gjëja unë kam qenë larg, unë kam parë vetëm Gjestin e rrëzuar në tokë dhe kam dëgjuar një shuplakë”.
Por, Egli e kundërshtoi menjëherë, duke thënë: “Çka po thua moj, po e ke me video moj. Po ke qenë përballë duke parë skenën dhe ke qëndruar kështu”.
Rozana vijoi të mbrohej duke thënë:m “Unë kam qenë mbrapa Jozit dhe unë kam shtangur e tëra. Dhe unë kam qenë e para që kam shkuar të marr ujë, e para që kam shkuar të marr mish të ngrirë për t’ia vënë Gjestit në sy”.
Rozana u përgjigj: “Kam qenë totalisht në shok, mbrapa Jozit”.
Nga ana tjetër, Laerti dha versionin e tij të ngjarjes, duke thënë se kishte dëgjuar vetëm zhurmën dhe kishte kërkuar nga Jozi që të dilte jashtë.
Valbona e kundërshtoi, duke thënë: “Gënjen, nuk mund të gënjesh kur kemi parë videon”.
Ledioni shtoi: “Ndryshe nga dy njerëz, pra Gerta dhe Egli që kanë pasur një reagim normal, reagimi i juaj është konsideruar i ftohtë, jo i duhur për atë moment”.
Më pas Ledioni e pyeti sërish Gjestin: “Të është dukur sikur Rozana dhe Laerti nuk kanë reaguar?”
Gjesti u përgjigj: “Për publikun e kisha shpjeguar, nuk dua të shpjegoj këtë ngjarje, më fal shumë publik i dashur. Atëherë, për një shampanjë që ma ka hedhur Gerta, Rozana e bëri namin, edhe për një gjë edhe më të rëndë, asnjëri nuk ka reaguar. Unë e di që kanë pasur qejf të më shohin në tokë, nuk kanë reaguar, se kanë pasur qejf të më shohin në tokë, iu është bërë qejfi. Gerta krejt kanë ardhur duke qarë, ju vetëm shikonit”.
Të tjera
Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
Deputeti ngjitet në çatinë e Parlamentit për të kryer ve*tëvrasje
FSK në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve