Afrim Sejdijaj, një 33-vjeçar nga Vitomerica, i cili jeton vetëm dhe në kushte të vështira, tash e tre vite vjen çdo ditë në shoqatën humanitare “Bereqeti” për të ngrënë një vakt të ngrohtë që ofron kjo shoqatë për personat nevojtarë.
Sejdijaj thotë për Telegrafin se sa herë që shkon tek kjo shoqatë, kuzhinieret e mirëpresin shumë mirë, duke i ofruar gjëra të mira për të ngrënë.
Sa i përket mbulimit të shpenzimeve, Gega tha se ato mbulohen falë kontributit të qytetarëve nga diaspora, të cilët vazhdimisht e përkrahin këtë shoqatë.
“Jemi falënderues ndaj këtyre njerëzve që shprehin gatishmërinë që me vullnetin më të mirë t’i ndihmojnë njerëzit e varfër. Ne jemi vetëm ura lidhëse që ndërmjet tyre i dërgojmë tek të varfrit,” tha ai.
Ndërkaq, Sanije Goqaj kuzhiniere në këtë Shoqatë prej disa vitesh, tregon rreth ushqimeve që ajo përgatitë për njerëzit që vijnë të ushqehen.
“Këtu ushqehen disa persona në ditë. Gjatë ditës ju japim një shujtë, gjithashtu marrin edhe për familje. Ka familje që janë 20 anëtarë, por 7 ose 8 vijnë dhe marrin pastaj me vete për t’i dërguar në shtëpi. Ne e kemi programin e caktuar për ushqim: të hënën përgatisim makarona, të martën mish e lakra, të mërkurën kemi xhyveq, të enjten pasul e kështu me radhë”, njofton ajo për menynë.
Shoqata humanitare “Bereqeti” në Pejë, që nga viti 2016 ofron rreth 300 shujta ditore për personat në nevojë, gjashtë ditë në javë. Kjo shoqatë, përveç shërbimit të shujtës, ofron edhe pako ushqimore çdo muaj duke përzgjedhur nga 40 familje, gjithashtu ofron dru për ngrohje, veshmbathje, si dhe këtë vit kanë filluar të ofrojnë edhe barna në bazë të rekomandimit të mjekut. /Fortesa Shala/
Të tjera
Biseda e Kurtit me komedianët rusë, Peci: Fati që nuk është zbuluar ndonjë sekret shtetëror, është emergjente që qeveria të bëhet nga opozita
Tërmeti i fuqishëm në Mianmar që preku edhe qytetet e tjera, momenti kur një ndërtesë gjigante shembet në Tajlandë
Dërguti për Kurtin: E ka fokusin tek vetvetja, një lloj narcisizmi që Kosova po e paguan çmimin