Bernie Sanders: “Nuk duhet ta harrojmë Gazën”

Rritet në 64.605 numri i palestinezëve të vr*arë nga su*lmet iz*raelite në Ga*za

Është rritur në 64.605 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet që Izraeli vazhdon në Rripin e Gazës.

Në 24 orët e fundit në spitalet e Gazës janë sjellë 83 palestinezë të vrarë dhe 223 të tjerë të plagosur. Të paktën 12.059 palestinezë janë vrarë dhe 51.278 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.

Gjithashtu 14 palestinezë u vranë dhe 37 të tjerë u plagosën në 24 orët e fundit, në sulmet ku u shënjestruan ata që po prisnin për ndihmë humanitare.

Është rritur në 2.444 numri i personave të vrarë dhe në 17.831 i të plagosurve që nga 27 maji në sulmet sistematike që shënjestrojnë palestinezët në të ashtuquajturat pika shpërndarjeje të ndihmave në Gaza, të drejtuara nga Izraeli dhe SHBA-ja.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 64.605 ndërsa numri i të plagosurve në 163.319.

Thuhet se mijëra të vdekur ndodhen ende nën rrënoja në Rripin e Gazës.