Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova po shndërrohet në një storie suksesi për sa i përket rritjes ekonomike në rajon.
Ai tha se, sipas projeksioneve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kosova pritet të ketë sërish rritjen më të lartë ekonomike krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit.
“Vit pas viti Kosova po bëhet storie suksesi për rritje ekonomike. Vendi ynë përsëri do ta ketë rritjen më të lartë ekonomike në rajon, sipas projeksioneve të FMN-së.
Politikat ekonomike dhe masat e ndërmarra gjatë qeverisjes sonë po ndikojnë pozitivisht në progresin dhe zhvillimin e shtetit”, ka deklaruar Kurti përmes një postimi në Facebook.



Të tjera
Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë
Historia e Benjamin Asare: Nga puna si konduktor autobusi dhe shitës i qeseve plastike deri ta ndalja e Anglisë
Këshilla si ta shijoni një udhëtim me veturë