Rruga “ Agimi Ramadani” që ishte ndaluar ditë më parë për qarkullim të automjeteve, sot u lëshua për lëvizje. Me rindërtimin e rrugës u bë shenjëzimi i njohur si “ Kutia e Verdhë”. Megjithatë, sipas ekspertëve, ky ndryshim nuk do ta përmirësoj trafikun në Prishtinë.
Rruga “Agim Ramadani” në kryeqytet ditë më parë ishte mbyllur për qarkullim, e sot u lëshua.
E risi e kësaj rrugë është shenjëzimi i njohur si “Kutia e Verdhë”.
Këtë ndryshim, disa nga prishtinasit duket që e kanë pritur mirë.
Por dikush ka drojë që shenjëzimi mund të jetë i komplikuar për dikë.
“E jam i kënaqur që i kanë bërë vizat pak më këndej për arsye se më herët nuk u shihte semafori e bënin sirenat. Tash është bërë shumë bukur por ato vizat që i kanë bërë atje ka me pas komplikim prapë me kerre”, druan qytetari Fadil Neziri.
Megjithatë, eksperti i komunikacionit, Lavdim Hamiti vlerëson që shenjëzimi i njohur si “Kutia e Verdhë”, nuk do të përmirësojë trafikun.
“Sa i përket pjesës së “ Kutiave të Verdha”, mund të themi që nuk shërben diçka në komunikacion përveç se në dizajn të asaj pjesë apo të atij udhëkryqi. E që në fakt mund të themi që është gabim ai dizajn në kryqëzim sepse në kryqëzim duhet të jenë vijat ndarëse të shiritave, qoftë vija e ndërprerë apo ajo e plotë. Por, jo të bëhet dizajni në kryqëzime. Nuk është diçka përveç se një dizajn, sipas asaj çfarë unë kam parë ajo vetëm ka shërbyer një foto që të vendoset në Facebook që jemi duke punuar në atë drejtim, absolute asgjë më tepër”, tha Hamiti.
“Një prej ndryshimeve është edhe ‘Kutia e Verdhë’, kjo është një shenjë e trafikut që përdoret edhe në metropole të tjera. Është hera e parë që përdoret këtu, do të shohim se si do të funksionojë sepse pavarësisht se ka raste kur hapet e gjelbra duhet të kemi kujdes në mënyrë se si qarkullohet sepse është një pjesë që ka një gravitim mjaft të madhe të makinave që vijnë qoftë nga pjesa e ‘Gërmisë’, qoftë nga Prishtina e vjetër e duke vazhduar tutje në pjesët e tjera të kryeqytetit”, tha zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushaku.
Lushaku tha se për mos zbatimin e këtij rregulli në trafik mund të shqiptohen gjoba deri në 80 euro.
Të tjera
Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
Deputeti ngjitet në çatinë e Parlamentit për të kryer ve*tëvrasje
FSK në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve