Këngëtarja e njohur nga Peja, Albina Kelmendi, ka prezantuar ditën e djeshme (10 tetor) albumin e ri.
“Rrugë me nota” mban titullin ky projekt, i cili përmban gjithsej dhjetë këngë të kompletuara me klipe.
Secila prej këngëve është e veçantë e me paraqitje të mahnitshme të artistes shqiptare.
Bashkëpunëtorë të këtij albumi janë: Enis Mullaj, Big Basta, Tiri Gjoci, Armend Rexhepagiqi, Aida Baraku, Astrit Stafai, Alban Selimaj etj.
Promovimin e albumit e bëri po ashtu në ‘Klan Arena’ para familjarëve e miqve të ngushtë.
Albina ka kohë që është pjesë e estradës dhe deri më tani ka sjell hite të shumta.
Në vitin e kaluar, ajo gjithashtu prezantoi Shqipërinë në Eurovision bashkë me familjen e saj.



Të tjera
Konflikti Benita–Klodi: Reagimi i ashpër për raportin me Elijonën
“Miqësia ka humbur” – Labinot Rexha i shpall ‘luftë’ Ludo Lee
Akuzë e fortë nga Ludo: Klodi po manipulon një vajzë të re