Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi e ka cilësuar “spin të dobët” të Qeverisë së Kosovës për “efekte elektorale” vendimin për rritjen e pensioneve dhe pagesave për kategoritë e luftës.
“Spin i dobët për efekte elektorale dhe lehtë i lexueshëm. Veprimi 1: Largoje ndalesen për mallrat serbe. Veprimi 2: Rritje simbolike e pensioneve, që nuk e mbulon as efektin e rritjes së çmimeve”, shkroi Rukiqi në një postim në Facebook.
Ai tha se rritja e pensioneve po bëhet për ta larguar vëmendjen nga “zmbapsja për çështjen e largimit të ndaleses për mallrat serbe”.
“Rritja simbolike e pensioneve nuk po bëhët për të adresuar gjendjen e rëndë të pensionistëve, por për të larguar vëmendjen nga zbrapsja për çështjen e largimit të ndaleses për mallrat serbe”.
Të tjera
Real Madridi fiton ndaj Oviedos, shkëlqen Mbappe
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën
Kosova po fuqizon industrinë e mbrojtjes, duhet anëtarësim në NATO