Rukiqi: Spin i dobët, i lexueshëm – largoje ndalesën për mallrat serbe, rritje simbolike e pensioneve

Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi e ka cilësuar “spin të dobët” të Qeverisë së Kosovës për “efekte elektorale” vendimin për rritjen e pensioneve dhe pagesave për kategoritë e luftës.

“Spin i dobët për efekte elektorale dhe lehtë i lexueshëm. Veprimi 1: Largoje ndalesen për mallrat serbe. Veprimi 2: Rritje simbolike e pensioneve, që nuk e mbulon as efektin e rritjes së çmimeve”, shkroi Rukiqi në një postim në Facebook.

Ai tha se rritja e pensioneve po bëhet për ta larguar vëmendjen nga “zmbapsja për çështjen e largimit të ndaleses për mallrat serbe”.

“Rritja simbolike e pensioneve nuk po bëhët për të adresuar gjendjen e rëndë të pensionistëve, por për të larguar vëmendjen nga zbrapsja për çështjen e largimit të ndaleses për mallrat serbe”.