Sipas TRT Balkan, delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës kanë zhvilluar një raund të ri bisedimesh në Stamboll, nga i cili ka dalë një marrëveshje e rëndësishme për shkëmbimin e të burgosurve të luftës.
Të dyja palët kanë rënë dakord për të liruar nga 1.000 persona secila, duke shënuar kështu shkëmbimin më të madh që nga fillimi i konfliktit.
Siç njofton TRT Balkan, delegacioni rus u shpreh se ishte “përgjithësisht i kënaqur” me takimin. Ministri ukrainas i Mbrojtjes, nga ana tjetër, tha se të dyja palët u përqendruan në tre çështje: armëpushimin, shkëmbimin e robërve të luftës dhe një takim të mundshëm midis presidentëve.



Të tjera
Presidenti turk i dorëzon çmimin ndërkombëtar të paqes kreut të OKB-së
Kurti i ofroi Osmanit postin e zëvendëskryeministres dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme
Mos kërkoni falje, e thotë shkenca