Sa pushime duhen në vit për të ulur stresin?

Sa pushime duhen në vit për të ulur stresin?

Sipas studimeve në fushën e psikologjisë dhe mirëqenies, marrja e 2 deri në 3 pushimeve gjatë vitit ndihmon ndjeshëm në uljen e stresit dhe përmirësimin e shëndetit mendor.

Ekspertët theksojnë se pushimet e ndara gjatë vitit janë më efektive sesa një pushim i vetëm i gjatë, pasi ndikimi pozitiv i tyre zgjat disa javë.

Gjithashtu, edhe pushimet e shkurtra apo fundjavat e relaksit mund të ndihmojnë në rikuperimin mendor, sidomos kur shoqërohen me shkëputje nga puna.