Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është paraqitur sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku po mbahet seanca ndaj njërit prej drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinakut, raporton T7.
Klinaku, së bashku me një person tjetër me inicialet N.S. akuzohen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës se e kanë kërcënuar Kurtin përmes rrjeteve sociale më 30 gusht të vitit 2023.
Faton Klinaku ka shkruar në Facebook në fillim të gushtit se ai dhe avokati i tij nuk ishin informuar se ndaj tij ishte ngritur kjo aktakuzë, por shtonte se “mezi pret” që të ballafaqohej me Kurtin në Gjykatë.
Gazeta Express pas pak do të publikojë pamjet nga momentet e para të paraqitjes së Kurtit në Gjykatë.
Lajmi duke u përditësuar…



Të tjera
Në Turqi mbahet takimi i Platformës së Paqes së Ballkanit
SBASHK kundërshton ligjëratën e Gjykatës Speciale në shkollë: Institucionet arsimore nuk janë hapësirë për narrativa politike
Gabimet që i përsërisim sa herë bëjmë dush