Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit, përcjell KosovaPost.
Përmes një shkrimi në Facebook, ajo tha se kanë kërkuar që Kushtetueja të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit.
“Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit”, ka shkruar ajo.
Haxhiu ka njoftuar se lidhur me këtë, është njoftuar edhe presidentja Vjosa Osmani.



Të tjera
Sipas shkencës, të hiqesh modest është gabim
Kemi ofruar mundësi për kandidat konsensual
Po humbni peshё pa dietё, ndoshta jeni prekur nga këto sëmundje