Preludi i takimit mes dy zyrtarëve nuk mund të ishte më i keq për Aleksandar Vuçiqin.
Pritje ceremoniale, tapet i kuq dhe rojet e nderit në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit për kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Kamerat televizive u ndezën për të kapur të ftuarin e rëndësishëm. Dhe i ftuari nuk zbret nga vetura, ndërsa nikoqiri është i mërzitur. Kështu është krijuar ‘kurthi’ në të cilën ka rënë presidenti i Serbisë, Vuçiq.
“Nëse dikush do të më shpjegonte se çfarë po pret!”, dëgjohet duke pyetur presidenti serb, shkruan nova.rs.
“Mikrofoni i RTS rastësisht e ka kapur Vuçiqin e zemëruar se si po pret tre minuta para derës së veturës së Scholz-it. Ndërsa nga deklarata asgjë, kot i ka sjell mediat. Scholz aterroi ia dha dorën dhe hyri në veturë! Ai mbeti, po pret të nisen, së paku t’ia bëjë me dorë. Dhe në fund thotë: sikur dikush të më tregonte çfarë po presin tani!”, tha Tepiq, e cila shpërndau momentin e sikletshëm.
Ndryshe, vizita e të parit të shtetit gjerman në Serbi shkaktuan edhe protesta të politikanëve dhe aktivistëve të opozitës që kundërshtojnë minierat e litiumit.
Mediat gjermane shkruajnë se kancelari gjerman po udhëton drejt “mikut të Putinit dhe Orbanit”, i cili kohët e fundit është “pak a shumë i izoluar ndërkombëtarisht” pikërisht për shkak të miqësisë së hapur me kundërshtarët e deklaruar të BE-së. Por për përfaqësuesit e ekonomisë, me rëndësi është se me çfarë do të kthehet Scholz në shtëpi: kontrata për furnizimin e lëndës së parë më të rëndësishme për industrinë e automjeteve që për momentin është në vështirësi.
Të tjera
Në Drenas, sot rivarrosen viktima e luftës – ishin pjesë e Listës për Persona të Zhdukur
Vuçeviq: Druaj se Kosova, para Procesit të Berlinit, do t’i sulmojë institucionet tona të përkohshme
Ish-koloneli i FSK-së: Propozimet e presidentes për ushtrinë janë briliante