Deputetja britanike, Alicia Kearns ka paralajmëruar që Ballkani s’duhet të mbetet jashtë vëmendjes së Mbretërisë së Bashkuar.
Duke folur për situatën në Bosnjë e Herecegovinë, Kearns përkujtoi viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe tha se paqja asnjëherë s’duhet të merret si e mirëqenë.
Sipas saj, në Bosnje ka pasë një vit të vështirë ligjet e kontestuara dhe veprimet e ish-presidentit nacionalist të Republikës Srpska, Milorad Dodik.
“Javën e kaluar, në Këshillin e Europës, u bëra thirrje komunitetit ndërkombëtar të bashkohet dhe të angazhohet për një Bosnje të sigurt dhe të qëndrueshme, të rrënjosur fort në familjen europiane, aty ku e ka vendin”, u shpreh ajo.
Ajo dha një paralajmërim për tërë rajonin. “Por mbani mend fjalët e mia: ne në këtë sallë nuk duhet ta heqim vëmendjen nga Ballkani. Kërcënimi i konfliktit mbetet gjithnjë i pranishëm”, tha deputetja britanike.



Të tjera
Tahiri i ashpër ndaj Kurtit: “Proceset shtetërore nuk bëhen me WhatsApp, refuzoi edhe komunikimin zyrtar”
Kujdes nga çamçakëzi, shkakton probleme tek nofulla
Përplasja e Distancës: Reagimi i papritur i Albin Kurtit që trazoi sërish ujërat politike