Presidentja Vjosa Osmani është pyetur për artikullin e Dimal Bashës ndaj UÇK-së, e cila ka thënë se përgjigja e tij për rastin është vendimtare.
Ajo ka thënë se duhet luftuar dezinformimi dhe propaganda ndaj luftës së UÇK-së.
“Nuk e kam lexuar ende, i kam dëgjuar shqetësimet dhe besoj që përgjigja që ai e ka dhënë është përgjigja që duhet ta merrni, sepse, si presidente e vendit, nuk kam mundësi të merrem me punimet të cilat politikanët e Kosovës i kanë bërë në kohën kur kanë qenë studentë. Si kryetar i Kuvendit, Basha vazhdimisht ma ka konfirmuar respektin e plotë dhe të madh për sakrificën e popullit të Kosovës që është bërë për liri, për luftën e drejt të UÇK-së dhe natyrisht që ne do të bashkëpunojmë për mbrojtjen e kësaj lufte nga dezinformimi dhe propaganda e vazhdueshme serbe dhe nga pretendimet për ta rishkruar historinë”, ka thënë ajo.



Të tjera
Pse prindërit duhet të shpenzojnë më pak kohë në telefona
Tre antibiotikët që duhet t’i merrni “pa recetë”
Arsyeja serioze pse nuk duhet të pini kafe para orës 9:30 të mëngjesit