Rama: Së shpejti në kryeqytet realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës

Së shpejti në kryeqytet realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se së shpejti në kryeqytet do të realizohet një mozaik kushtuar Nënë Terezës, një vepër artistike nga Don Dominik Kukeli, drejtor i Qendrës Social-Edukative Don Bosko.

 

“Sot në Don Bosko pata mundësinë ta shoh nga afër këtë qendër dhe punën e jashtëzakonshme që bëhet me të rinjtë. Vizituam edhe hapësirat mësimore, laboratorët dhe programet profesionale të kësaj qendre që prej vitesh formon breza të rinj me dije dhe vlera. Kryeqyteti do ta mbështesë projektet që i shtojnë qytetit një hapësirë me vlerë artistike dhe shpirtërore”, ka shkruar Rama.