Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një operacion të përbashkët që ka rezultuar me sekuestrimin e rreth 15 kilogramëve substancë narkotike dhe arrestimin e dy personave të dyshuar.
Aksioni është realizuar në Komunën e Ferizajt, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, me pjesëmarrjen e prokurorit të rastit, Kryeprokurorit të PSRK-së dhe njësive relevante të Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është rezultat i një hetimi të gjatë lidhur me dyshimet për veprimtari të një grupi të organizuar kriminal të përfshirë në posedim dhe shitblerje të substancave narkotike.
Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar rreth 15 kilogramë substancë të dyshuar të llojit heroinë.
PSRK-ja, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, ka bërë të ditur se do të vazhdojë me veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin eventual të personave të tjerë të përfshirë.



Të tjera
Rëndësia e transfuzionit të gjakut
Kujdes nga tualetet e lokaleve ose të punës
Konjufca: Mërgata në ShBA, faktor me rëndësi për zhvillimin dhe integrimin e Kosovës