Policia e Kosovës njofton se sot, në kuadër të një kontrolli në disa biznese-lokale në komunën e Mitrovicës Veri në shtatë biznese të ndryshme ka hasur në shtatë aparate-POS të cilat kanë shërbyer për kryerjen e pagesave në valutën dinar.
Sipas policisë, në lidhje me këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili, ka udhëzuar që këto aparate të sekuestrohen përkohësisht dhe të iniciohet rast për veprën penale “Keqpërdorim i autorizimeve ekonomike”.
“Ne lidhje me rastin nuk ka persona të arrestuar, ndërsa sipas kompetencave rasti ka kaluar për trajtim nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike – Rajoni Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.



Të tjera
Pse prindërit duhet të shpenzojnë më pak kohë në telefona
Tre antibiotikët që duhet t’i merrni “pa recetë”
Arsyeja serioze pse nuk duhet të pini kafe para orës 9:30 të mëngjesit