Sanksionet amerikane, me afat 8-9 tetor 2025, rrezikojnë ekonominë serbe, dhe rezikojnë Vuçiçin
Uashington D.C. – Senati i SHBA-së konfirmoi të martën 107 kandidatë të presidentit Donald Trump për poste kyçe, duke forcuar administratën e tij, ndërsa Shtëpia e Bardhë tërhoqi emërimin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Arizonës, Mark Brnovich, si ambasador në Serbi, mes tensioneve diplomatike dhe sanksioneve.
Konfirmimet Masive të Senatit
Senati, i udhëhequr nga republikanët, votoi sipas linjave partiake për të konfirmuar 107 kandidatë, pavarësisht bllokimit të qeverisë, duke ulur numrin e nominimeve në pritje.
Që nga janari 2025, Trumpi ka nominuar 380 kandidatë për 1,300 pozicione që kërkojnë konfirmim, me 174 të konfirmuar në vitin e tij të parë, duke treguar një ritëm të shpejtë për të konsoliduar axhendën “Amerika e Para”.
Tërheqja e emërimit të Brnovich
Ndërsa, thuhet se ai planifikon të fokusohet në rolet politike në Arizona.
Sanksionet, me afat 8-9 tetor 2025, rrezikojnë ekonominë serbe dhe ëndrrat për në BE, ndërsa presidenti Vuçiç paralajmëron një “dimër të ashpër”. Teksa, Serbia, është e varur nga gazi rus, dhe tani përballet me izolim për refuzimin e sanksioneve kundër Rusisë.
Në Sesionin e 85-të, të Asamblesë së Përgjithshme në OKB-në New York, u dëshmua prezenca e Kosovës, me presidenten Vjosa Osmani . Në pritjen e organizuar nga Presidenti Trump presidentja Osmani u fotografua krah Trump-it, duke nxjerr në pah izolimin diplomatik të Serbisë, të kryesuar nga Presidenti Aleksander Vuçiç, i cili së bashku me delegacion serb u larguan pa bërë fotografinë me Presidentin Trump .
Kështu, që, edhe përpjekjet e Vuçiçit për të penguar njohjet e Kosovës dështuan, ndërsa marrëveshja 500 milionë dollarëshe e Jared Kushner-it për një kompleks në Beograd, e lidhur me Organizatën Trump, ka ngritur shqetësime.
Konfirmimet masive dhe tërheqja e emërimit të Brnovich pasqyrojnë sfidat e administratës Trump në balancimin e prioriteteve të brendshme dhe diplomatike, ndërsa Serbia po përballet me izolim dhe presione ekonomike.



Të tjera
Kosova pranohet anëtare me të drejta të plota në ERRA
Starmer paralajmëron tensione mes SHBA-së dhe Evropës për Iranin
Kurti takon Plenkoviqin, theksohet bashkëpunimi dhe mbështetja e Kroacisë për Kosovën