Policia e Serbisë njofton ka arrestuar një shtetas shqiptar, L.D. (1992), nën dyshimin se i ka gjetur në veturë një flamur me simbole të UÇK-së.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare të Merdares, ku policia ka kontrolluar një furgon të tipit Mercedes, i cili drejtohej nga i shtetasi shqiptar dhe vinte nga drejtimi i Policisë së Kosovës.
Gjatë kontrollit, policia thotë se i ka gjetur nën sedilje një flamur të kuq me shenja të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
L.D. është ndaluar për 48 orë dhe pritet të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Prokuplje, ku do të procedohet me kallëzim penal për veprën e dyshuar.



Të tjera
Shenja paralajmëruese të diabetit në thonjtë tuaj
Ky lëng i thjeshtë që kemi në shtëpi shëron mëlçinë menjëherë
Shtatë hapa për të zgjidhur dhe parandaluar konfliktet në vendin e punës