Sipas raportimeve gazetareske, Serbia është pajtuar të prodhojë së bashku me Izraelin dronë luftarakë.
Së paku kështu është cituar të ketë thënë të martën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti serb tha se “ne do t’I kemi dronët më të mirë në këtë pjesë të botës”, sipas agjencisë së lajmeve “Tanjug”, transmeton agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Tutje, Vuçiq tha se dronët nuk do të jenë të lirë, por shumë efikas në shkatërrimin e automjeteve të blinduara, thuhet në raport.
Sidoqoftë, Vuçiqi nuk saktësoi hollësi rreth prodhimit në të ardhmen, sipas raportit.
“Ne nuk dimë si të bëjmë dronë siç di Izraeli. Unë jam krenar për të [planin], do ta bëjmë bashkë, do të jetë gjysmë-gjysmë, 50 – 50” – tha presidenti serb.
“Nuk dimë si të prodhojmë dronë siç i prodhon Izraeli,” tha ai. “Jam krenar për këtë plan, do ta bëjmë bashkë, do të jetë gjysmë-gjysmë, 50-50.”
Serbia “do të fitojë inovacion dhe (do të edukojë) njerëzit tanë që në të ardhmen të jenë në gjendje ta bëjnë këtë,” tha Vuçiç.
Prodhuesi shtetëror i armëve i vendit ballkanik, Yugoimport SDPR, do të hapë një fabrikë dronësh së bashku me Elbit Systems, sipas shërbimit të lajmeve BIRN në Serbi. Raporti thotë se kompania izraelite do të zotërojë 51% të fabrikës së ardhshme.
Qeveria e Vuçiçit ka kërkuar të forcojë ushtrinë e saj. Serbia porositi 12 avionë luftarakë Rafale të prodhimit francez në vitin 2024, në një përpjekje për të modernizuar flotën e saj.



Të tjera
11 të hospitalizuar nga dje*gia e ndërtesës në Tiranë, ende s’dihet shkaku i zj@rrit
“Trepça” pezullon nga puna punonjësin, dyshohet se ndali qëllimshëm ventilimin në minierë
Metodat natyrale për largimin e insekteve nga shtëpia