Musliu: Serbia po e përdor rrjetin MTS për të destabilizuar Kosovën

Serbia po shantazhon kandidatë serbë nga Kosova për të imponuar votën për Listën Serbe

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka deklaruar se dy kandidatë të larguar nga partia “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë” e Nenad Rashiqit, sipas të gjitha gjasave, janë ndaluar në Serbi nga institucionet e sigurisë serbe, përcjell KosovaPost.

Sipas tij, gjatë ndalimit ndaj tyre është ushtruar presion i jashtëzakonshëm, duke i detyruar të dalin publikisht me deklarata për largimin e tyre nga subjekti politik.

“Nëse nuk do ta bënin këtë, do të arrestoheshin apo do të përballeshin me pasoja edhe më të rënda”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Ai ka vlerësuar se kjo përfaqëson mekanizmin përmes të cilit presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i detyron serbët e Kosovës të votojnë në funksion të interesave të Serbisë, konkretisht për Listën Serbe.

“Vuçiq krenohet me këtë veprim, por të gjithë e dinë, ose duhet ta dinë, se kjo përbën një krim të rëndë ndaj një qytetari dhe një ndërhyrje flagrante në zgjedhjet në Kosovë”, ka shtuar ai.

Postimi  plotë: