Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ndërhyrja e Serbisë në zgjedhjet lokale në Kosovë është më flagrantja. Ajo deklaroi Serbia po përpiqet të blejë vota duke shkelur parimin e fqinjësisë së mirë.
Në zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën, është rikthyer në garë edhe Lista Serbe, subjekt ky që mbështetet nga Beogradi zyrtar. Përpos mbështetjes publike të zyrtarëve shtetërorë serbë për këtë subjekt politik, janë premtuar edhe vende pune dhe pensione për serbët kush e voton atë.
“Është një prej ndërhyrjeve më flagrante që ka ndodhur në proceset zgjedhore në Kosovë edhe pse ato kanë qenë të vazhdueshme dhe ky nuk është vetëm konstatim i yni por ka qenë konstatim i vazhdueshëm edhe i institucioneve europiane dhe atyre amerikane. Serbia vazhdimisht nëpërmjet njerëzve që i kontrollojnë në Kosovë kanë ndërhyrë madje edhe kanë përdorur edhe metoda të dhunshme dhe kërcënime dhe shantazhe ndaj qytetarëve serbë në mënyrë që të marrin vota dhe t’i drejtojnë ata ku ata dëshirojnë. Tash po e shohim që po tentojnë edhe të bëjnë edhe blerje të votave duke premtuar gjëra të cilat nuk i takojnë Serbisë sepse është shtet tjetër dhe kjo sipas çdo perimetri të drejtës ndërkombëtare është në kundërshtim të plotë me parimin e fqinjësisë së mirë sepse siç e dini e drejta ndërkombëtare parandalon apo ndalon ndërhyrjen në zgjedhjet e një shteti tjetër”, tha Osmani për A2 CNN.
Osmani la të nënkuptohet se Serbia po trimërohet nga fakti që nuk ndëshkohet asnjëherë sa herë dëmton Kosovën.
Të tjera
Vaj ulliri, vezë dhe avokado për flokë me shkëlqim
Koalicioni në Vushtrri, LDK reagon: Veprim i paautorizuar
Kurti takon përfaqësuesit e Ericsson, temë modernizimi i rrjetit 4G dhe 5G