SHBA 17 persona kanë humbur jetën si pasojë e shtrëngatës masive

SHBA 17 persona kanë humbur jetën si pasojë e shtrëngatës masive

Shtrëngata e fuqishme dimërore e cila javën e kaluar goditi shtetet e bashkuara të Amerikës po vazhdon të shkakton viktima dhe dëme në pjesë të ndryshme të Amerikës dhe Kanadasë.

Sipas zyrtarëve në SHBA, së paku 17 persona, deri me tani, kanë humbur jetën si pasojë e kësaj shtrëngate përderisa qindra të tjerë kanë pësuar lëndime të rrezikshme . Deri me tani, më shumë se 20 shtete federale kanë qenë të detyruara të shpallin gjendje të emergjencës meteorologjike duke urdhëruar mbylljen e shkollave si dhe një numri të madh të aeroporteve dhe rrugëve magjistrale.

Besohet se, vetëm gjatë 24 orëve të fundit, kompanitë e ndryshme ajrore kanë qenë të detyruara të anulojnë më shumë se 10 mijë fluturime lokale dhe ndërkombëtare përderisa , me zhvendosjen e shtrëngatës drejtë veriut të kontinentit, edhe aeroportet në Kanada kanë filluar të anulojnë fluturime. Autoritetet Kanadeze thanë se sasia e borës të cilën po e sjell kjo shtrëngatë , rreth 50 centimetra për disa orë, është jashtëzakonisht e madhe dhe kanë shtuar se ekipet emergjente janë duke punuar në kapacitet të plotë.

Shtrëngata gjithashtu dëmtoi pjesë të mëdha të rrjetit të energjisë elektrike në SHBA duke i lënë më shumë se një milion njerëz pa energji dhe pa ngrohje.

Edhe pse, shtrëngata ka filluar të zbutët në disa pjesë të SHBA-s, meteorologët paralajmërojnë se rreziku është ende shumë i madh pasi që të reshurat e borës do të zëvendësohen me një periudhë të të ftohtit ekstrem i cili pritet të shkakton probleme të reja./rtk