Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po e armatos Kosovën.
Sipas Vuçiç , në të gjithë këtë është përfshirë edhe Turqia.
Ai ka thënë për mediat serbe më 24 dhjetor, se një gjë e tillë “paraqet kërcënim për Serbinë dhe integritetin e saj territorial.”
“Amerikanët po i armatosin hapur dhe pa mëdyshje shqiptarët në Kosovë. Për Turqinë të mos flas… Më nuk janë kurrfarë problemi porositë për obus 105 milimetra dhe gjithë tjerat, me të vetmin qëllim: kërcënimin e drejtpërdrejtë të Serbisë dhe integritetit të saj territorial, dhe sulmi ndaj popullsisë civile dhe strukturave ushtarako-policore të Serbisë”, ka thënë Vuçiç./euronews.al



Të tjera
Ata para nesh e lodhën veturën ‘në të parën, ne jemi në të tretën’
Mesazhi prekës i Xhakës për tifozin e Sunderland
Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje